Reagon këshilltari i Haradinajt: Dialog me çiftin e Marko Gjuriq, jo falemnderit!
Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit të vendit ka reaguar pas deklaratave skandaloze të politikanit serb Marko Gjuriq.
I njëjti në një intervistë për mediat ka thënë se në Reçak nuk kanë bërë krime, transmeton Indeksonline.
Sipas Matoshit, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe tërë selia e BE në Bruxelles, do të duhej të tronditeshin nga kjo deklaratë në vend se ta fajësojnë Kosovën.
“Djurić duke akuzuar NATO-n për intervenimin ndaj Serbisë miloševićiane, për ta ndaluar përpjekjen gjenocidale ndaj shqiptarëve, injoron ndër tjera edhe vrasjen e 1370 fëmijëve nga 1-15 vjeç, dhunimin e rreth 20 mijë grave shqiptare dhe vrasjen e mbi 10 mijë civilëve, sipas Fondit Ndërkombëtar Humanitar me seli në Beograd, nga forcat serbe në Kosovë”, ka shkruar mes tjerash Matoshi.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Dialog me qiftin e Marko Djurić!?
Jo falemnderit!
Sipas mediave në Prishtinë, që citojnë B92 e Beogradit, një nga pasuesit e politikës së Milošecić-it, i ngarkuar me Kosovën në Qeverinë e Beogradit, Marko Djurić, në vend të kërkimfaljes shqiptarëve për tragjedinë e shkaktuar, mohon madje edhe masakrën e Reçakut, të cilën e ka konfirmuar Shefi i KDOM, (Mision Vëzhgues Diplomatik në Kosovë) Ëilliam Ëalker.
Po ashtu neofashisti Djurić i ka mohuar edhe krimet tjera anë e kënd Kosovës.
Djurić duke akuzuar NATO-n për intervenimin ndaj Serbisë miloševićiane, për ta ndaluar përpjekjen gjenocidale ndaj shqiptarëve, injoron ndër tjera edhe vrasjen e 1370 fëmijëve nga 1-15 vjeç, dhunimin e rreth 20 mijë grave shqiptare dhe vrasjen e mbi 10 mijë civilëve, sipas Fondit Ndërkombëtar Humanitar me seli në Beograd, nga forcat serbe në Kosovë.
Qe me kë u dashka të rikthehet në dialog pala kosovare!?
Qe për kauzën e kujt po angazhohen disa çarqe brenda BE-së dhe Zonja Mogherini!?
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe tërë selia e BE në Bruxelles, do të duhej të tronditeshin nga kjo deklaratë në vend se ta fajësojnë Kosovën.
Thjesht Djurić është fashist klasik!
Ai i ka vrarë përsëdyti viktimat në Kosovë!?