75 Mall Live Search
21:32 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Sarri po ecë “Via – Italia”

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është duke u ballafaquar me presion të madh për të mbajtur detyrën.

Bordi i ekipit londinez ka pasur një diskutim mbi të ardhmen e trajnerit italian.

Krerët e Chelseat janë të shqetësuar dhe të zhgënjyer me performacën e klubit në këtë sezonë.  

Mediumi anglez Sky Sports, shkruan se Sarri mund të shkarkohet së shpejti. “Blutë” aktualisht janë në vendin e 6-të në tabelë, me 57 pikë, 3 më pak se Arsenali që është i 4-ti. /Indeksonline/