75 Mall Live Search
21:53 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Danimarkës nënçmon Kosovën, “Do të bëjmë një stërvitje të mirë”

Kosova dhe Danimarka do të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, më 21 mars, me fillim nga ora 19:00.

Përkundër rezultateve të jashtëzakonshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, selektori danez duket se shikon dardanët si një kombëtare të nivelit të dobët, duke thënë se e sheh këtë ndeshje si stërvitje.

“Ne do të bëjmë një stërvitje shumë të mirë kundër Kosovës. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm të luajmë ndaj një kundërshtari që pozicionohet më poshtë se ne” ka thënë Hareide.

Kosova në ndeshjen kundër Danimarkës do të përballet me disa mungesa si Valon Berisha e Hekuran Kryeziu.

Gjithashtu, në këtë ndeshje pritet edhe mos aktivizimi i Benjamin Kolollit, i cili mund  të pushohet për ndeshjen ndaj Bullgarisë. /Indeksonline/