75 Mall Live Search
08:58 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Polici që dyshohet se vrau të riun nga Suhareka, sot del para Gjykatës

Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore në lidhje me rastin e vrasjes së një punonjësi të një kazinoje në Suharekë.

I dyshuari për vrasjen e punonjësit Jetmir Alijaj është rreshteri policor Shefki Spahiu, derisa motiv i vrasjes mendohet të ketë qenë plaçkitja në kazino.

Ndryshe, Spahiu kishte qenë edhe para tre vjetëve i akuzuar për një vepër tjetër penale, por që, siç ka thënë ai, kishte dalë i pafajshëm.