75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërcënon nënën, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka kanosur nënën e tij, njofton Indeksonline.

Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë konfiskuar një sasi e substancave narkotike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare. Tek i dyshuari gjatë kontrollit është  gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit  marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/