Batatina thotë se po sakrifikon gjithçka për ngritjen e futbollit llapjan
Drejtori i Llapit, Tahir Batatina para ndeshjeve të Kosovës me Danimarkën dhe Bullgarinë, ka postuar një reagim në faqen e tij në facebook.
Ai ka postuar edhe dy fotografi ku shihet ndryshimi i stadiumit “Zahir Pajaziti” brenda pak viteve. Batatina shkruan:
“Duhet të luftohet më shumë në fushën e blertë duke e pasur parasysh se ku ishim më parë dhe ku jemi tash dike sakrifikuar gjithçka për ngritjen e futbollit llapjan dhe që të kemi një skuadër të dashur për qytetin dhe adhuruesit e futbollit. Fanella e Llapit ka peshë të madhe, këtë fanellë e kanë djersitur edhe shumë Legjenda ndër ta i madhi dhe i pavdekshmi, Fadil Vokrri.
Të harrohen betejat e humbura, të vazhdohet lufta duke përmisuar gjërat për të fituar luftën e nisur ⚪️?
Urime Reprezentacionit të Kosoves.FORCA KOSOVA”