Thirrja e ambasadorit gjerman në Serbi, për Beogradin dhe Prishtinën!
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb tha se vendi i tij e mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar.
Ai njëherit i ka bërë thirrje Prishtinës që ta shfuqizojë taksën.
Diplomati gjerman i tha revistës “Diplomacia dhe Tregtia” (Diplomacy and Commerce) se rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dyja palët dhe e zbatueshme.
