Haradinaj pret në takim shefen e EULEX-it
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Haradinaj dhe Papadopoulou biseduan për angazhimin e përbashkët për fuqizimin dhe sundimin e ligjit, shkruan Indeksonline.
Shkrimi I tij i plotë në Facebook:
Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë.
RH