75 Mall Live Search
08:09 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Deputetët mbajnë ‘Ditët e Kuvendit’ në Skenderaj

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin “Ditët e Kuvendit”.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës për këtë vit do të mbahet në Skenderaj, të mërkurën, më 20 mars 2019, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, duke filluar në orën 14:00.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi (LDK), Mërgim Lushtaku (PDK), Bekim Haxhiu (PDK), Saranda Bogujevci (VV), Teuta Haxhiu (AAK) dhe Dukagjin Gorani (PSD). ​