Reagon Lista Serbe për sulmin e sotëm: Është hera e parë që një serb është viktimë e serbit tjetër
Lista Srpska ka reaguar për sulmin që u bë ndaj Sllobodan Petrovic, sulm që ka ndodhur sot në Prishtinë rreth orës 10:00. Por, kjo parti thotë se Sllobodan Petroviq e ka sulmuar me telefon Milan Kostiqin.
Media serbe, Tanjug, ka shkruar se kreu i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, u sulmua sot në qendër të Prishtinës rreth orës 10:00 nga një anëtar i shquar i Listës Srpska, Milan Kostiq.
Por, sipas asaj që ka shkuar Tanjug, thuhet se Sllobodan Petroviq e kishte sulmuar Milan Kosticin me telefon në kokë.
Tanjugu serb shkruan se Petroviq, sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ishte ai që sulmoi Kostiqin.
“Kostiq, i cili para LS’së, u emërua si komisioner në Priluzhë, pa asnjë arsye, u sulmua nga Petroviq në një restorant në Prishtinë, i cili sipas Kostiq u qëllua në kokë me telefon mobil. Kjo është hera e parë që në Prishtinë, një serb është viktimë e sulmit nga një serb tjetër ”, thuhet në reagimin e tyre publikuar në median serbe.
Lista Serbe njëherit ka kërkuar nga policia dhe prokurorët marrin të gjitha veprimet e nevojshme që Slobodan Petroviq Boban të ndiqet penalisht dhe dënohet , sepse sipas tyre “kjo sjellje është absolutisht e papranueshme”.