Reagimet e fëmijëve kur shohin baballarët pa mjekra
Fëmijët janë krijesat më të pafajshme dhe engjëllore që ekzistojnë në botë, dhe sinqeriteti që kanë i bën të veçantë.
Ata nuk dinë të gënjejnë dhe tregojnë çka do që ndjejnë kur shohin diçka që nuk u pëlqen, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, transmeton Indeksonline.
Në këtë video janë përmbledhur reagimet e fëmijëve kur shohin baballarët e tyre pas heqjes së mjekrës.
Reagimet e tyre janë aq qesharake sa edhe të dhimbshme, pasi shumicës nuk u pëlqejnë prindërit pa mjekër dhe fillojnë të qajnë.
Madje, kur prindërit u kërkojnë atyre puthje e përqafime, të vegjlit hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë. /Indeksonline/