Nis mbledhja e LDK-së
Nën kryesimin e kryetarit, Isa Mustafa, po mbahet mbledhja e përbashkët e kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK-së.
Pas mbledhjes partiake, do të ketë konferencë për media në të cilën do të sqarohet se cila ka qenë tema e takimit.
LDK ditëve të fundit ka shpeshtuar takimet pasi që tani ndodhet në kohën e zhvillimeve partiake ku pritet zgjedhja e kryetarëve të degëve dhe i pari i partisë.
