75 Mall Live Search
14:49 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Pirja e çajit ose kafes së nxehtë rritë rrezikun e paraqitjes së tumorit në ezofag

Pirja e çajit të nxehtë ose kafja mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Sipas një hulumtimi të Universitetit të Shkencave Mjekësore të Teheranit në Iran, njerëzit që konsumojnë rregullisht çajin e nxehtë kanë rrezik të kancerit të gurëve.

Po ashtu, uji i nxehtë mund të ushqejë tumoret, besojnë shkencëtarët, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Kanceri i ezofagut është ndër sëmundjet të cilët më së shumti po marrin jetën e njerëzve.

Kanceri i ezofagut kryesisht ndikon tek njerëzit në vitet ’60 dhe ’70 dhe është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek gratë.  

Simptomat mund të përfshijnë vështirësi në gëlltitje,humbje të oreksit dhe humbje peshe. /Indeksonline/