75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj reagon për sulmin ndaj Petroviqit, bën thirrje të zbardhet ky rast

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka dënuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shprehur shqetësimin e tij duke dënuar sulmin fizik ndaj deputetit Petroviq.

“Liria e të menduarit dhe vepruarit ndryshe është e garantuar dhe askush nuk ka të drejtë ta cenojë atë”, ka shkruar Limaj.

Ai i ka bërë thirrje organeve të hetuesisë që të zbardhin këtë rast dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.