75 Mall Live Search
17:48 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Reagimi i nënave boshnjake në sallë pas dënimit të kriminelit Karaxhiç

Gjykatësit e Tribunalit të Hagës për Krime lufte e dënuan kriminelin e luftës Radovan Karaxhiç përfundimisht me burgim të përjetshëm. Të mërkurën (20.03) u dha verdikti përfundimtar pas apelimit të burgimit me 40 vjet.

Afër 20 vjet pas masakrës së Srebrenicës, përgjegjësi kryesor politik, ish-drejtuesi i serbëve, Radovan Karaxhiç, 73 vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm. Këtë e bënë të ditur gjykatësit e Tribunalit të Hagës të mërkurën. Në instancën e parë Karaxhiç u dënua me 40 vite burgim.

Karaxhiç, 73 vjeç, ish-udhëheqës i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë, sipas akuzës mban përgjegjësi për gjenocidin ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Bosnjës Lindore Srebrenicë. Veç kësaj atë e akuzojnë për krime kundër njerëzimit. Konkretisht: dëbim, vrasje me paramendim dhe tortura. Bëhet fjalë edhe për shkeljen e së drejtës së luftës në rastin e rrethimit të Sarajevës.

Dhjetëra të mbijetuar dhe të afërm të viktimave nga lufta e Bosnjes 1992-1995 janë mbledhur për të parë transmetimin e vendimit përfundimtar në një gjykatë të Kombeve të Bashkuara.

Të mbijetuarit dhe shtetasit boshnjakë gjithashtu ishin mbledhur në kryeqytet, Sarajevë, për të parë transmetimin nga gjykata në Holandë.

Vendimi konsiderohet kyç për dhënien e drejtësisë në Bosnje./IndeksOnline/