75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj plot muskuj iu jep zemër djemve të Kombëtares

Ditën e nesërme Kosova do të realizojë ndeshjen miqësore me kombëtaren e Danimarkës. Por vetëm pak ditë më vonë, kombëtarja e Kosovës e fillon ciklin kualifikues për EURO 2020 kundër Bullgarisë.

E për t’i dalë në përkrahje gjithë lojtarëve të Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka realizuar edhe një video bashkë me ta gjatë stërvitjeve.

Ai nuk ka hezituar që edhe vetë të stërvitet, duke thënë se kushdo që i jep Kosovës është i joni, shkruan Indeksonline.

Haradinaj iu tha gjithashtu lojtarëve të Kosovës që vet fakti që kanë arritur deri këtu janë fitues.

“Dardanët e Kosovës u bën bashkë për të na bërë krenarë, duke e lartësuar flamurin e Kosovës”, tha tutje Haradinaj në këtë video.

Kryeministri në përkrahjen e tij të shprehur theksoi se tashmë Kosova po e bën historinë./Indeksonline/