75 Mall Live Search
11:47 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Vrasja e punëtorit, Komuna e Lipjanit me peticion për mbylljen e kazinove

Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, dhe vrasjes që ndodhi dje në Lipjan, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka deklaruar se kërkon që të mbyllen të gjitha kazinotë në këtë komunë.

Mirëpo, edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i është bashkangjitur iniciativës së Kryetarit të Suharekës, për nënshkrimin e peticionit për mbylljen e të gjitha kazinove, transmeton Indeksonline.

Mësohet se nënshkrimi i këtij peticioni do të bëhet në sheshin e qytetit në Lipjan

Kujtojmë se mbrëmë në një kazino në Lipjan u gjet i vdekur një punëtor i moshës 36 vjeçare nga Rezalla e Skenderajt.

Vlen të theksohet se Muharremaj kërkoi edhe nga kryetarët e tjerë të komunave të Kosovës që të bashkëngjiten në shfuqizimin e këtij Ligji.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.

Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.

Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.