75 Mall Live Search
13:06 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me Darmanoviq, flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq.

Haradinaj ka thënë se ky ishte një takim miqësor për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunim ekonomik dhe partneritet politik, transmeton Indeksonline.

“Shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës janë paqja, stabiliteti dhe ndërtimi i fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, vlera të përbashkëta të cilat i ndanë me Malin e Zi. Takim miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik. Si dy shtete, që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/