Ahmeti: Hapësirat e gjelbëruara në Prishtinë po shtohen
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar lokacionin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në Arbëri.
Ahmeti ka thënë se kjo hapësirë po shndërrohet në park me gjelbërim e fusha sportive të cvilat mund të shfrytëzohen nga banorët e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Hapësirat e gjelbëra në Prishtinë po shtohen!
Bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale e Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti vizituam lokacionin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në Arbëri.
Kjo hapësirë, që deri vonë ishte deponi joformale tani po shndërrohet në park me gjelbërim e fusha sportive dhe do të mund të shfrytëzohet nga banorët e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.
Revitalizimi i hapësirave me gjelbrim po e ndihmon zhvillimin e qytetit drejt jetesës së shëndetshme./Indeksonline/