Mos i ngrini këto ushqime asnjëherë
Ushqime të vakumuara, vezë të ziera, krem, djathë, puding, salcë kosi, sallatë pule ose ton – janë vetëm disa nga ushqimet që nuk duhet të ngrihen.
Këto ushqime mos i ngrini asnjëherë, për shkak të rreziqeve që ato sjellin për shëndetin, KosovaPress.
Makarona e gatuar
Ngrirja gjithashtu do të shkatërrojë shijen dhe cilësinë, dhe do të bëhet një rrëmujë kur t’i shkrini ato.
Ushqime të ngrira tashmë
Ri-ngrirja mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, pasi bakteret riprodhohen më shpejt. Por ju mund të ri-ngrini ushqimin e shkrirë nëse është i gatuar.
Soset
Nëse ka miell në to, mos i vendosni në frigorifer.
Keçap
Keçapi nuk do të prishet, por do të bëhet i ngjashëm me ujin nëse e shkrini.
Ushqim i fërguar
Ngrirja e thellë do të shkatërrojë ushqimet e skuqura. Nëse ngrini ushqim të skuqur, atëherë me siguri do ta hidhni tutje pasi mbetet pa shije.
Avokado
Në temperatura të ulëta humb shijen dhe strukturën.