75 Mall Live Search
21:09 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Kujt ia dha Eriksen fanellën në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Danimarka kanë barazuar me rezultat 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe super ylli danez Christian Eriksen, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe vetëm pak minuta më pas realizoi nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, ylli i skuadrës angleze të Tottenhamit shkoi tek tifozët për të dhuruar fanellën e tij.

Shumë tifozë kërkuan fanellën e tij, megjithatë në fund Eriksen zgjodhi një ushtarak të KFOR-it danez, i cili po mbante një flamur të shtetit të tij. /IndeksOnline/