75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Flet kapiteni Shala

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në kundër Danimarkës.

Kosova dhe Danimarka sonte luajtën baras 2-2 në ndeshjen miqësore në “Fadil Vokrri”.

Shala, i cili ishte kapiten i “Dardanëve” në këtë ndeshje, pas ndeshjes tha se Kosova bëri lojë të mirë, por sipas tij, tani duhet të mendohet për ndeshjen me Bullgarin.

“Ishte ndeshje e mirë, por kishim disa probleme në pjesën e dytë”, tha ai.

“Bullgari nuk është e nivelit të Danimarkës dhe tani duhet të rikuperimi i mirë për ndeshjen me Bullgarin”.

“Ishte ndjen e mirë të jesh kapiten i Kosovës”, theksoi Shala.