Zjarri kaplon Lupqin e Podujevës
Zjarret në Kosovë nuk kanë të ndalur. Edhe sot në fshatin Lupq të Podujevës i është vënë zjarri një pjese malore, raporton Indeksonline.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline, mund të shihni se tymi ka mbuluar një hapësirë goxha të madhe.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo. /Indeksonline/
