“Kryeministrja e Zelandës së Re të marrë Çmimin Nobel për Paqe”
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka impresionuar njerëzit në të gjithë botën me aftësitë e saj të forta udhëheqëse gjatë një kohe krize kombëtare, transmeton Indeksonline.
Përgjigjja e saj pas vrasjeve terroriste në Christchurch ka dhënë një shembull të shkëlqyer udhëheqësve të tjerë të botës që merren me çështjen e terrorizmit dhe krimit të armëve.
Ardern ka treguar dhembshuri dhe respekt për bashkatdhetarët e saj të ri, duke e dënuar urrejtjen dhe duke përkrahur bashkësinë myslimane të vendit.
Qëndrimi mikpritës i Ardern ka qenë një burim i vërtetë ngushëllimi dhe drita gjatë asaj, që ka qenë një moment shumë i zymtë, për Zelandën e Re dhe në të vërtetë për planetin në tërësi.
Sidoqoftë, Ardern ka shkuar shumë përtej vetëm mbështetjen e qytetarëve të saj me fjalë të përzemërta.
Ajo gjithashtu ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe vendimtare për të nxitur ndryshimin.
Për më tepër, Ardern ka kaluar kohë së bashku me ata që kanë humbur të dashurit gjatë sulmeve terroriste, duke mbajtur një hixhab si shenjë respekti. Ajo gjithashtu ka premtuar të mbulojë shpenzimet e varrimit të atyre që kanë vdekur.
Njerëzit tani po bëjnë thirrje që zonja Ardern të marrë një Çmim Nobël për Paqen për përpjekjet e saj të lavdërueshme përballë terrorit./Indeksonline/

