75 Mall Live Search
17:48 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Reportazh i UEFA’s për Kosovën, flasin Challandes, Kololli dhe Kryeziu

Shtëpia e futbollit europian, UEFA ka përgatitur një reportazh për suksesin e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Për këtë reportazh kanë folur trajneri Bernard Challandes, mesfushori Hekuran Kryeziu dhe mbrojtësi Benjamin Kololli.

Challandes ka thënë se nuk është i befasuar nga rezultatet e arritura.

“Më duhet ta shpreh gëzimin tim me përvojën time të deritanishme në Kosovë. Por, nuk jam aspak i befasuar. Kisha pritur të gjeja një ekip me cilësi”.

Në këtë reportazh mbrojtësi Kololli ka thënë se gara për në Ligën e Kombeve nuk do të jetë e lehtë.

“Është garë e ngushtë, por asgjë nuk është e lehtë në jetë. Unë mendoj se do të jetë përvojë e re për ne”.

Ndërsa mesfushori Kryeziu ka kujtuar ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

“Ishin ndeshjet e para zyrtare që i luajtëm në Prishtinë. Nuk është vendi i pasur, por kur njerëzit e shohin ekipin e tyre duke luajtur mirë, kjo ka rëndësi të madhe për ta”.