75 Mall Live Search
19:34 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Bullgarisë tregon arsyen pse nuk u stërvit në Prishtinë

Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Kosovën që zhvillohet nesër nga ora 20:45.

55 vjeçari ka treguar arsyen pse nuk ka stërvitur në stadiumin e Prishtinës dhe një gjë të tillë e ka kryen në Sofje.

“Kjo nuk është e pazakontë dhe nuk është hera e parë që e bëjmë. Fluturimi për në Kosovë është shumë i shkurtër dhe kemi dashur ta shfrytëzojmë qendrën tonë që është shumë e bukur”, ka thënë Hubchev.

Ndeshja kundër Kosovës është e dyta për Bullgarinë pasi në ndeshjen e parë kanë barazuar 1-1 me Malin e Zi. /IndeksOnline/