Raporti i Mueller: Fushata Trump nuk bashkëpunoi me rusët
Hetimi nga Prokurori Special, Robert Mueller, ka treguar se stafi i zgjedhjeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk bashkëpunoi me rusët gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016.
Hetimi, i paraqitur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë sonte përpara Kongresit, tregon se as Trump e as bashkëpunëtorët e tij nuk bashkëpunuan me Rusinë, raporton AP.
Përveç kësaj, hetimi i Mueller “është i pamjaftueshëm për të theksuar” pengimin e drejtësisë nga presidenti amerikan, tha ministri i Drejtësisë William Bar.
Sipas tij, Mueller ia lë këtë Ministrisë së Drejtësisë. /Indeksonline/