75 Mall Live Search
08:21 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova ka bilanc 100% pozitiv me fanellat blu, sonte do të luaj me to kundër Bullgarisë

Në qershor të vitit të kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës lidhi marrëveshje me kompaninë zvicerane Fourteen për të veshur futbollistët e kombëtares sonë.

Fanellat bazë janë blu, si mysafirë të verdha ndërsa zgjedhja e tretë ka qenë e zezë.

Indeksonline, merr vesh që Kosova ndaj Bullgarisë do të luaj me fanellat blu, të cilat i kanë sjellur fat në të gjitha ndeshjet deri tani.

Në 3 ndeshje kanë 3 fitore, me Ishujt Faroe, Maltën dhe Azerbajxhanin. /Indeksonline/