Agjentët anglez do t’i monitorojnë futbollistët kosovarë
Pas rezultateve befasuese të Kombëtares së Kosovës në futboll, është zgjuar interesimi i agjentëve për të përcjellur nga afër paraqitjet e futbollistëve tanë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zbuluar mysafirët special që do të jenë nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Ademi ka zbuluar për emisionin 2 me 1 në RTV 21 se krahas politikanëve me të lartë vendos, do të ketë edhe mysafirë të tjerë.
“Do të jenë dy amasadorët amerikanë ai me mision në Kosovë dhe ai i Bullgarisë. Ardhjen e ka konfirmuar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë. Do të vijë një delegacion nga Gjermania në krye me vëllëzërit Shoshi. Me ta do të jetë edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata i cili ka bërë karrierë në Gjermani. Do të jenë edhe disa skaut anglezë”, ka zbuluar Agim Ademi.
Përballja Kosovë – Angli luhet nga ora 20:45.