Në 20 vjetorin e bombardimeve, Çitaku nderon me pritje Gjeneralin Wesley Clark
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka organizuar një pritje për nder të Gjerneralit Wesley Clark.
Në shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-së në Kosovë, Çitaku ka falënderuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel për një fjalim domethënë dhe inkurajues, shkruan Indeksonline.
Çitaku ka theksuar se bashkë jemi më të fortë dhe se falënderim i veçantë në këto data të veçanta shkon edhe për komunitetin shqiptaro amerikan, duke shtuar se pa punën dhe sakrificën e tyre liria do të ishte e pamundur.
Postimi i plotë:
Pata nderin dhe këaqesinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrejs ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark.
Dua të falenderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker .Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte.
Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur.
Jemi te fortë, bashkë.