Kopjohet penalltia e veçantë e Messit dhe Suarez
Penalltia e famshme indirekte e shpikur nga Johan Cruyff dhe Jesper Olsen në një ndeshje me Ajaxin në vitin 1982 është përsëritur këtë javë në një ndeshje të Grupi 1 te Castilla-La Mancha.
Enrique Catalán dhe Juan Gancedo, lojtarët e Almansabefasuan kundërshtarët me mënyrën e realizimit të penalltisë..
Nuk është hera e parë që mënyra e shpikur nga Cruyff në Ajax përsëritet. Tre vjet më parë, Luis Suarez dhe Lionel Messi e përsëriten me sukses në një ndeshje kundër Celta Vigos. /IndeksOnline/