Dëshpron Portugalia, barazon me Serbinë
Kombëtarja e Portugalisë nuk ka arritur që të shënoi fitore si vendas kundër Serbisë. 
 
 Ata barazuan me rezultat 1:1, duke i ndarë pikët, transmeton Indeksonline. 
 
 Të parët që kaluan në epërsi ishin serbët në minutën e 7-të. Dusan Tadic shënoi nga pika e bardhë. 
 
 Në fund të pjesës së parë barazuan portugezët me anë të Pereiras në minutën e 42-të. 
 
 Vlen të kujtojmë që futbollisti kryesor i Portugalisë, Cristiano Ronaldo u lëndua në minutë e 30-të dhe u desh të largohej nga fusha. 
 
 Për Portugalinë ky është barazimi i dytë radhazi dhe ka dy pikë në grupin e saj, ku pozicionohet në vendin e tretë. Kurse Serbia ka një pik dhe për ta ishte ndeshja e parë në kualifikime për Euro 2020./Indeksonline/ 


