75 Mall Live Search
21:10 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Dënimi i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt, reagon Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se e vërteta mund të gjendet nëse sistemi i drejtësisë funksionon si duhet, pasi vrasësi i Donjeta Pajazitajt u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjykata Themelore e Pejës sot dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen para katër vjetësh.

“Drejtësia më në fund dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit! Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për ta dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e së ndjerës dëshmon se e vërteta mund të gjindet nëse sistemi funksionon si duhet!” ka shkruar ajo në Facebook.