Halimi: Kështu është futbolli!
Në intervistë pas ndeshjes, Besar Halimi ka thënë se Kosova pati rastet dhe mund të fitonte ndeshjen.
“Ne kemi rastet më të mira se ata. Kështu është futbolli.”, u shprehë Halimi.
Ndërsa për referimin, ai pati disa fjalë.
“Po besoj që referu nuk ka qenë aktori ma i mirë por besoj se ne duhet të shikojmë vetën.”
“Besoj që me Danimarën kemi luajtur më mirë. Por nejse, bullgarët kanë qenë shumë defanzivë, shumë të organizuar. Besoj qe kemi pas raste me shënu gol.”, u shprehë Halimi për RTK./Indeksonline/