75 Mall Live Search
23:04 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Rashica: U deshtë të shënoja një gol

Futbollisti i kombëtares, Milot Rashica ka komentuar ndeshjen e futbollit me Bullgarinë e cila përfundoi me barazim.

Ai ka thënë se si ekip e kanë ditur që përballë e kanë një ekip të vështirë.

“E kemi ditë që nuk ka me qenë ndeshje e lehtë, na kemi sulmuar gjatë gjithë kohës dhe kemi pas disa raste në pjesë të parë, dhe njërën prej tyre është deshtë me shënu golë, por fati nuk e deshti, po prapë na nuk jemi dorëzu derisa arritëm golin e barazimit, por nuk arritëm më shumë kështu që vazhdojmë me ndeshje tjera”, ka thënë ai pas përfundimit të lojës, transmeton Indeksonline.

“Edhe në pjesën e dytë jemi futë më motivim më të madhë, me tentu me fitu lojën i patëm ato rastet, e kisha edhe goditjen në fund i kishim shumë raste por shpresojë t’i arrijmë në ndeshje tjera. U pa edhe Bullgaria që kanë lojtar me eksperiencë e kemi ditë që ka me qenë vështirë, ka shumë dallim ky grup po normal ne do të provojmë në çdo ndeshje të japim maksimumin”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/