75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Zidane kërkon me ngulm Eriksenin, e kishte kusht për tu rikthyer

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka kërkuar dy futbollist për afatin kalimtar të verës,

Tre herë fituesi i Ligës së Kampionëve do të filloj të rindërtoj ekipin pas rikthimit në “Santiago Bernabeu”.

Presidenti i klubit Florentino Perez është gati të mbështesë menaxherin francez duke sjellë dy zgjedhjet e tij në kryeqytetin spanjoll.

Sipas  El Confidencial, Zidane ka kërkuar nënshkrimin e Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur, shkruan Indeksonline.

Mesfushori i Tottenham duket i destinuar të largohet nga klubi me kontratën e tij që skadon 2020.

Spurs mund të zgjedhë të shesë lojtarin këtë verë në mënyrë që të mos humbasë me kosto “zero” kur marrëveshja e tij të mbarojë.

Gjithashtu ai ka kërkuar edhe Ndombele i cili ka qenë mbresëlënës me Olimpique Lyonnais këtë sezon. /IndeksOnline/