Mbyllja e lojërave të fatit në Shqipëri, rriti ato në Vushtrri
Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri numri I tyre është rritur në Vushtrri, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“Duke parë dëmët e mëdha që po shkaktojnë lojërat e fatit me padurim iu kam bashkangjitur thirrjes së kryetarit të Suharekës, Bali Muaharremjat. Më vjen mirë që Kuvendi ka nxjerrë Rezolutën për lojërat e fatit. Vendimi I Qeverisë është i drejtë dhe e përshëndës. Unë shpresoj që sa më parë të ndryshohet ligji dhe sa më parë të vihet rregull në këtë sector”, ka thënë ai në RTK.