75 Mall Live Search
17:41 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Orari i ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë

Është caktuar orari i ndeshjeve për dy javët e ardhshme në IPKO Superligë dhe për javën e 21-të në Ligën e Parë.

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, garat në elitën tonë vazhdojnë me dy ndeshjet që zhvillohen të premten në kuadër të javës së 24-t, ku takohen Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi, derisa dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Ndërkohë, ndeshjet e javës së 25-të do të luhen në mesjavën e ardhshme, ku katër ndeshje zhvillohen të mërkurën dhe dy tjera të enjten.

Ndërkaq, nesër zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 23-të në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.

IPKO Superliga

Java e 24-t, e premte ora  14:00

Ferizaj – Drita

Liria – Llapi

E shtunë, ora 14.00

Gjilani – Trepça ‘89

KEK-u – Drenica

E diel, ora 14.00

Ballkani – Prishtina

Flamurtari  – Feronikeli (ora 17.00)

Java e 25-të

E mërkurë, 3 prill  ora 14.00

Trepça ’89 – Flamurtari

Llapi – Ferizaj

Drenica – Gjilani

Drita – KEK-u

E enjte, 4 prill ora 14.00

Feronikeli – Ballkani

Prishtina – Liria

Liga e Parë

Java e 21-të, më 30/31.03.2019

E shtunë, ora  14.00

Trepça – Vushtrria

Istogu – Fushë Kosova

E diel,  ora 14.00

Besa – Bashkimi

Vëllaznimi – Onix

Vitia – 2 Korriku

Kika – Dukagjini

Vllaznia (P) – Drenasi

Arbëria – Ramiz Sadiku