75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Qalaj: Vrasjet dhe grabitjet janë rritur, terrorizmi ka rënie të madhe

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë ka nisur mbledhjen.

Në këtë mbledhje po raporton Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, transmeton Indeksonline.

Raportimi i Qalajt ka të bëjë më raportin vjetor të punës së Policisë për vitin 2018.

Qalaj ka theksuar se ka rritje të numrit të vrasjeve dhe grabitjeve në vitin 2018.

“Në vitin 2017 kanë ndodhur 27 vrasje, ndërsa në 2018 janë 32 vrasje, pra ka rritje të këtyre rasteve. Edhe grabitjet kanë shënuar rritje. Në vitin 2017 kanë ndodhur 290 raste, ndërsa në vitin 2018 janë 297 grabitje. Sa i përket aksidenteve në komunikacion ka rënie, por prapë mbetet shifër e lartë”, ka thënë Qalaj.

Ai ka theksuar se terrorizmi ka rënie të madhe, ku janë vetëm tri raste në vitin 2018.

“Kemi pasur vetëm tri raste gjatë vitit 2018. Në këtë ka ndikuar edhe lufta globale kundër terrorizmit pasi që ISIS është shpartalluar në Siri”, ka thënë Qalaj.

Po ashtu, në rënd ditë është edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e  zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor, formimin e panelit për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale e tjera çështje./Indeksonline/