Intervistë me Donis Avdiajn, tregon se a ka nënshkruar me skuadrën italiane
Futbollisti i Kosovës, Donis Avdiaj raportohet në media së fundi se ka nënshkruar me skuadrën italiane, Peskara. Indeksonline ka kontaktuar me yllin nga Istogu i cili e ka mohuar një gjë të tillë.
Avdiaj ka deklaruar për Indeksonline se këto raportime janë të rrejshme.
“Jo, nuk janë aspak të vërteta. Mediat po gënjejnë shumë për mua. Poashtu, dua të them se mua askush nuk më ka përjashtuar te Williem 2, por unë jam ai që e kam lutur ekipin të më lirojë. Sa i përket të ardhmes time, nuk ka asgjë konkrete momentalisht” ka thënë Avdiaj.
Ish lojtari i Schalkes e ka komentuar edhe ndeshjen e fundit të Kosovës duke thënë se ishte paraqitje e mirë dhe se përfaqësuesja është në rrugë të mirë për kualifikim./Indeksonline/