75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Sulmuan një person për pronë dhe mbanin armë pa leje, arrestohen dy vushtrrias

Në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Sipas deklarimit të ankuesit/viktimës, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka kërkuar tretman mjekësor.

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar:  H. Sh. 42 vjeç dhe Sh. Sh. 22 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet se dy të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje për çështje pronësore, kanë sulmuar viktimën mashkull shqiptar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë edhe veprime të zgjeruara hetimore, ku është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje ’.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. /Indeksonline/