75 Mall Live Search
18:34 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Dëshironi ndryshime në flokë, ja sa shpesh rekomandohet t’i preni ato

Prerjet e flokëve janë sikur stërvitjet: njëherë keni frikë ta bëni ndërsa më pas ndjeheni mahnitshëm duke u penduar pse nuk e keni bërë më herët një gjë të tillë.

Ndoshta nuk jeni një fanse e madhe e frekuentiminit të salloneve onduluese, mirëpo një mirëmbajtje e rregullt e flokëve dhe shkurtimi apo prerja e rregullt, është vërtetë një pjesë e rëndësishme e kujdesit tuaj. Prerja e flokëve tregon se kush jeni, çfarë jeni dhe si ndiheni nga brenda, është pjesë e kujdesit për veten.

Përveç faktit se duhet të shkurtoni majat e thyera të flokëve, është mirë të kuptoni se është koha t’i jepni një freskim edhe flokëve në përgjithësi kur vëreni se janë të zymtë, të thatë dhe të parregullt. Meqenëse cilësia e flokëve dallon nga njëri tek tjetri,andaj konsultohuni me stilistin tuaj për një plan të duhur. Prerja e flokëve mund të ketë ndjesinë sikur kur bleni rroba të reja, ndiheni me vetëbesim dhe më mirë për veten tuaj.

Pra, sa shpesh duhet të frekuentoni sallonin e ondulimit për prerjen e flokëve?

Flokë tullace: 3 javë

Për ato femra që zgjedhin të rruajnë flokët e tyre, atëherë duhet të planifikojnë mirëmbajtje të rregullt. Duhet ti korrigjoni çdo tri javë sepse ato rriten mënjëherë.

Prerja e flokëve ‘Pixie’: 6 javë

Aspekti më i rëndësishëm i çdo prerje të shkurtër është ruajtja e formës, andaj është shumë e rëndësishme që të bëni shkurtime të shpeshta çdo gjashtë javë.

Stili i flokëve me gjatësi deri në supe: 8 javë

Një prerje me gjatësi mesatare mund të qëndrojë më shumë se një prerje e shkurtër. Mund të rregulloni herë pas herë skajet apo majat e flokëve dhe kur të ju vie koha për t’i shkurtuar, zakonisht preferohet pas 8 javëe, atëherë është mirë t’i freskoni.

Prerja e flokëve të gjata: 3 muaj

Për ato femra që kanë cilësi të hollë të flokëve dhe prerje të një gjatësie, ju mund ti mbani më gjatë pa i prerë, por jo më shumë se tre muaj. Nëse flokët i keni me shumë shtresa apo me teksturë të trashë, atëherë është mirë t’i shkurtoni në bazë të rregullt që mos të bëhen të rënduar dhe pa formë.