De Biasi fillon punë të re, mund t’i ndihmoj edhe shqiptaret
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi tashmë ka hapur një shkollë për të rekrutuar talent të futbollit.
62 vjeçari përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka filluar programin “Italia Football Talent”, shkruan Indeksonline.
“Do të doja të ndaja këtë nismë të re me shokët e mi të Facebook. Përvojat e fituara, së pari si një lojtar dhe më pas si trajner, dëshiroj që t’i ndihmoj shumë të rinj që ëndërrojnë të bëhen futbollistë. Kjo është arsyeja pse kam krijuar “Italia Football Talent”, një shkollë futbolli, me qëllim rritjen e talenteve dhe argëtimit”, ka shkruar De Biasi.
Gianni De Biasi është trajneri më i suksesshëm në histori të Shqipërisë, ku në vitin 2016 siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian në Francë. /IndeksOnline/