75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Sot seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit.

Kërkesa për këtë seancë është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj, një ditë pasi në mbledhjen e Qeverisë është votuar projektligji për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

“Lojërat e ashtuquajtura të fatit do të mbyllen përfundimisht”.

“Sot e kemi pikë të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme e cila është thirrur nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj”, është deklaruar Veseli.