Nga 1 prilli, ura mbi lumin Lumbardhë në Deçan do të jetë e pakalueshme
Komuna e Deçanit ka njoftuar qytetarët se ura mbi lumin Lumbardhë e cila gjendet mbi Manastirin e Deçanit do të mbyllet për 10 ditë.
Kjo urë që mundëson qarkullimin e qytetarëve deri tek ‘Uji i thartë’ do të jetë e pa kauleshme për shkak të riparimit dhe kontrollimit.
“Të nderuar qytetar ju njoftojmë se nga dt 01
Prill ( E hënë) 2019 deri më 10 Prill ( E merkur) 2019, ura e ndërtuar mbi
Lumin Lumbardhë e cila gjendet mbi Manastirin e Deçanit, që mundëson
qarkullimin e qytetarëve nga rruga e asfaltuar deri tek Uji i thartë do të jetë
e pa kalueshme për shkak të riparimit (mirëmbajtjes) dhe kontrollimit që i
behët nga brigada Multinational Battle Grup-Ëest, të cilat kanë për qellim
garantimin e mirëmbajtjes sipas normave obligative te sigurisë”, thuhet në një
njoftim të Komunës./Indeksonline/