75 Mall Live Search
17:39 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

“Nëse s’mbyllet Lotaria e Kosovës, atëherë ky mund të jetë rreziku për Kosovën”

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu ka thënë se ligji për lojërat e fatit ka shumë mangësi. Ai ka përmendur se është e rrezikshme mosmbyllja e Lotarisë së Kosovës.

“Prapë ka me pas bastore të cilat kanë me qenë nën kontraktorë të Lotarisë së Kosovës. Ose i mbyllim ose s’po i mbyllim. Me këtë ligj që lotaria e Kosovës t’i ketë mundësin për kontraktim. Ku e dimë sot që Lotaria e Kosovës nuk ka marrëveshje me ndonjë kompani private, ndoshta ka”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline

Më tej, Aliu ka thënë se s’duhet t’i jepet e drejtë Lotarisë së Kosovës të hap lokale nëpër Kosovë.

“Ky ligj që i lejon Lotarisë të sub-kontraktoj realisht nuk i mbyll lojërat e fatit. Nëse nuk e fusim këtë amandaement ne po i rrejmë qytetarët se po i mbyllim lojërat e fatit”, është shprehur ai. /Indeksonline/