75 Mall Live Search
18:44 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Armando Duka lëvdon rezultatet e Kosovës, tregon kur emërohet selektori i Kombëtares Shqiptare

Kreu i FSHF-së, Armando Duka e ka përcjellur nga afër punën e Kuvendit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Pas mbledhjes, Duka ka thurur elozhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Kosova ka bërë progres në futboll.Duke filluar nga infrastruktura e nisur nga puna e Vokrrit, e vazhduar nga Ademi, Kosova kishte dhe ka rezultate të mira. Fakti që Kosova është në Play Of të Nations League tregon për ecurinë pozitive që ka” ka thënë Duka, shkruan Indeksonline.

I pyetur për selektorin e ri të Kombëtares Shqiptare, duka s’ka dhënë shumë detaje.

“Brenda muajit prill do të jemi me trajner të ri. Ende nuk kemi filluar negociatat me askënd” ka thënë Duka./Indeksonline/