Propozimi i Daut Haradinajt për mbylljen e lojërave të fatit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shprehur qëndrimin e tij pro mbylljes së lojërave të fatit në vendin tonë.
Megjithatë, Haradinaj është befasuar se pse disa deputetë në Parlament ndryshuan qëndrimin rreth kësaj çështje, shkruan Indeksonline
“Javën e kaluar patëm një proces votimi rreth një rezolute ku 74 ose 75 deputetë votuan rezolutën që ishin vetëm 2 pika, që menjëherë të merret vendimi për ndërprerjen e lojërave të fatit dhe e dyta që të angazhohet komisioni për buxhet dhe financave që ta procedojë nxjerrjen e një ligji të ri për lojërat e fatit, kazinove. Të njëjtit njerëz të cilët e kanë nënshkruar thirrjen e asaj seance po shprehet sot kundër, s’po i kuptoj o vëlla. Tash s’po du asnjanit me ja drejtu gishtin por pajtohem plotësisht se duhet të mbyllen të gjitha, përfshirë edhe Lotarinë e Kosovës, deri në një ligj të ri”, është shprehur ai. /Indeksonline/