75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Para disa ditësh e mohoi, sot Eliza Hoxha aderoi zyrtarisht në PDK

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha nga sot është zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili i ka uruar mirëseradhje Elizës, duke thënë se profesionalizmi i saj janë vlerë e madhe për Dekadën e Re, transmeton Indeksonline.

Edhe ditë më parë u përfol në media se Hoxha bashkë me disa artiste tjera janë bërë pjesë e PDK-së, por që u mohua nga to, madje edhe nga vet Eliza Hoxha.

Më poshtë postimi i Veselit:

Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin.

Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet. /Indeksonline/