Kusari-Lekajt: Projektet që i bastardove sa ishe kryetar në Gjakovë, i ka financuar Zvicra
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është zyrtarja e radhës që u përfshi në debatin mes ministrit Pal Lekaj dhe ambasadorit të Zvicrës.
Në një postim në Facebook, Kusari ka shkruar se shumicë e projekteve që Lekaj i kishte nisur kur ishte kryetar i Gjakovës, i kishte financuar Zvicra, transmeton Indeksonline.
Ajo ka theksuar se ambasadori zviceran për dallim prej ministrit, nuk flet pa fakte.
Kujtojmë se Lekaj në një debat televiziv ka thënë se po të ishte në dorën e tij do ta shkarkonte ambasadorin zviceran, i cili tha se në Kosovë po financohen veteranët e rrejshëm.
Më poshtë postimi i Kusari-Lilës:
Kur e vërteta të dhemb sa që të skuq prej
inatit, jo prej marres, njeriu flet dokrra e pallavra të turpshme.
Ndjesë Ambasadorit Zviceran për fjalët e Ministrit, e këtij të fundit po ja
rikujtoj që ujësjellësin për 40 Fshatërat e Rekës së keqe, impjantin e ujërave
të zeza në Gjakovë, e shumë e shumë projekte tjera që i ka pasë bastardu
Ministri në kohën sa ishte Kryetar, përfshi këtu edhe vendbanimin Ali Ibra, të
cilin në mandatin tim e përfundova, Zvicra i ka financu.
Ministri nuk ka faj, se ka mendu mbrëmë që po flet dokrra me elektoratin e tij në emision, duke shit mend e trimni vend e pavend, por duke harru që ka përgjegjësi për fjalën e thënë se Ambasadori zviceran për dallim prej Ministrit, nuk flet pa fakte.
E vërteta dhemb Pal, në veçanti kur të thuhet troq për ju që jeni mësu me dredha.